Komuna e Podujevës ka hapur tenderin për ndërtimin e stacionit të autobusëve, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit, komuna e Podujevës, për ndërtimin e këtij stacioni, ka parashikuar t’i ndajë 1 milion e 169 euro.

Gjatë fushatës zgjedhore, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pati premtuar se stacioni i ri pritet të ndërtohet afër ish-hotel “Besiana”./Llapi.info