Lokale - eSIMy

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Podujevës, me shumicë votash, është miratuar caktimi i lokacionit për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike, shkruan Llapi.info.

Propozimin përpara asamblesë komunake e ka bërë drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj.

“Propozimi ynë për caktimin e lokacionit për ndërtimin e pishinës së mbyllur gjysmë-olimpike, me shumicë votash kaloi në Kuvend.Ky është hapi i parë drejt këtij projekti madhor, i cili krahas plotësimit të nevojave të sportistëve tanë, qytetit tonë ia rritë vlerën duke e kthyer në një qendër mjaft atraktive për jetesë. Falenderim për këshilltarët e të gjitha grupeve parlamentare për përkrahjen e këtij propozim-vendimi”, ka shkruar Balaj në Facebook.

Kjo pishinë pritet të ndërtohet në një hapësirë afër rrethit me Shqiponje në Podujevë./Llapi.info