Qeveria e Kosovës ka miratuar sot 17 vendime, në mbledhjen 92-të me radhë, shkruan Llapi.info.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë vendimi për ndarjen e 40 milionë eurove për mbështetjen e ndërmarrjeve publike dhe 600 mijë eurove për mbështetjen e prodhuesve vendorë.

Po ashtu, në këtë mbledhje, Qeveria Kurti ka miratuar dy vendime, në të cilët bënë pjesë edhe Komuna e Podujevës.

Bëhet fjalë për një marrëveshja që ka nënshkruar Komuna e Podujevës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për një investim në Llap.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar një vendim, me të cilin mundësohet tërheqja nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në Komunën e Podujevës.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar më detajisht për këto vendim./Llapi.info