Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, ka njoftuar për vendet që do mbesin pa rrymë në Podujevë, transmeton Llapi.info.

Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.

Sipas tyre: Më 21.11.2018 në TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Letanci (Kodi: 14000012) prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Obrançë, Peran, Obrançë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepaj, Dobratin 1, Ferma e Pulave Peran.

Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i largpërçuesit të ri në kuadër të Lot 1 Podujeva nënprojekti Bradash.

Më 21.11.2018 në TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Fshatrat 1 (Kodi: 14000009) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefci 1 dhe 2, Burica, Gllamniku, Llapashtica e Ulët.

Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.

Më 21.11.2018 në TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Ballovc (Kodi: 14000008) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Surkishi, Lladofci, Sfeqla, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica dhe Turuqica.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion./Llapi.info