Lokale - eSIMy

KEDS ka njoftuar se për shkak të disa punimeve në rrjet, nëpër disa vende të Podujevës do të ketë reduktime të energjisë elektrike, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar KEDS-i, reduktime do ketë për shkak të punimeve në rrjet dhe punimeve të domosdoshme në siguri të sistemit.

“TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Fan Zahir Pajaziti  (Kodi:14000014)  prej orës 10:00- 10:30 dhe 14:30-15:00.

Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajqina, Kërpimehi, Repa, Pollata, Dvorishta, Sllatina, Reçica, Zhitia, Sylevica, Breze, Tërnavica, Murglal, Zakut, Metehia  dhe Dobërdol.

Arsyeja: Manipulimi me ndarës”, thuhet në njoftim.

“TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet degëzimi Zhiti nga dalja 10 kV Fan Zahir Pajaziti. Trafostacionet që do të mbesin pa tension:

TS 10/0.4 kV Zhiti 2 ( Kodi: 14000014181) prej orës 10:00-15:00. TS 10/0.4 kV Sylevicë  ( Kodi: 14000014182) prej orës 10:00-15:00

Vendet: Zhiti dhe Sylevicë”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info