KEDS-i ka njoftuar se nesër disa vende të Podujevës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, në e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.

Njoftimi i plotë:

Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet: Dalja 10 [kV] Sharban (kodi: 14016003) prej oëes 09:00 deri në ora 14:00.

Vendet: TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë dhe TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

2.

Nga TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Orllani (kodi: 14015002) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2,Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçueseve.