Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me anë të një video, ka treguar projektet që kanë nisur në këtë komunë, shkruan Llapi.info.
Në këtë video, Bulliqi ka renditur ndërtimin e urgjencës së qytetit, shkollën në fshatin Obrancë dhe rikonstruktimin e rrugës “Skënderbeu”.
“Ka filluar puna në terren në realizimin e shumë projekteve kapitale, në këtë video gjeni disa nga projektet që po realizohen gjatë kësaj kohe. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve po marrin formë, synimet tona përbrenda mandatit i kemi të realizojmë projekte edhe përtej asaj që kemi premtuar. I falënderoj qytetarët për bashkëpunimin si dhe i siguroj se viti 2023 do të jetë vit i investimeve të mëdha në Podujevë’, shkruan ai.
/Llapi.info