Lokale - eSIMy

Zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, ka renditur projektet që sipas tij pritet të realizohen gjatë këtij viti, shkruan Llapi.info.

Sipas Zhitisë, projektet do të jenë në arsim, infrastrukturë shëndetësi dhe në fusha tjera, ku do të kapin shifrat e dhjetëra miliona euro.

Postimi i tij;

Viti 2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Komunën e Podujevës, të cilat do ta transformojnë qytetin dhe do t’i japin hov zhvillimit komunës sonë.

Po i renditi projektet kryesore që pritet të realizohen gjatë këtij viti. ⤵️

– Ndërtimi i Urgjencës së Qytetit në vlerë prej 1.7 milionë euro🏥
– Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në vlerë prej 1.2 milionë euro 🚏
– Ndërtimi i shkollave fillore në Obrançë, Lluga dhe Dumosh në vlerë rreth 2 milionë euro🏫
– Ndërtimi i Qendrës Rezidenciale për qëndrim ditor për të moshuar, vlera mbi 1 milionë euro🏠
– Ndërtimi i Parikingut Nëntokësor në sheshin “Ali Ajeti” në vlerë rreth 3 milionë euro 🅿️
– Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale në vlerë 1.1 milionë euro 🏢
– Ndërtimi i Shkollës së Mesme Ekonomike në vlerë prej 2 milionë euro 🏫
– Ndërtimi i infrastrukturës për Zonën Industriale 🏭
– Ndërtimi i rrugës “Xhemajl Mustafa” mbi 1.3 milionë euro
– Ndërtimi i 2 çerdheve të reja në Batllavë dhe qytet në vlerë mbi 1 milionë euro, si dhe adaptimi e funksionalizimi i 6 çerdheve tjera brenda objekteve shkollore 🏫

– Ndërtimi i 2 sallave sportive në shkollat “Enver Maloku” dhe “Naim Frashëri” vlera mbi gjysmë milioni euro. 🏟️
– Tabela dixhitale dhe kabinete të TIK-ut për shkollat, vlera e investimeve mbi 500 mijë euro 💻📱