Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ndarë pamje nga ndërtimi i shkollës “Naim Frashëri” në Podujevë.

Ai ka njoftuar se krahas objektit të ri të shkollës është duke u ndërtuar edhe salla e re e sporteve.

Njoftimi i plotë:

Me intensitet të lartë po zhvillohen punimet në ndërtimin e aneksit të Shkollës “Naim Frashëri”. Kësaj shkolle po i shtohen edhe katër dhoma të reja mësimi, ku deri më 1 shtator pritet të jenë gati për mësim. Poashtu me këtë zgjerim të hapësirës po ndërtohen edhe dy zyre për nevoja të shkollës. 🏫

Për shkak të mungesës së hapësirës, në këtë objekt shkollor tash për tash mësimi është duke u zhvilluar me tri ndërrime, ndërkohë që me ndërtimin e këtij aneksi, po krijohen hapësira të reja që e mundësojnë zhvillimin e mësimit me vetëm dy ndërrime. 📖🙇🙇‍♀️

Krahas këtij projekti në këtë shkollë është duke u ndërtuar edhe salla e re e sporteve. 🏟️

Vazhdojmë me punë e angazhim në kompletimin e infrastrukturës shkollore dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë! 🙌