Lokale - eSIMy

Kandidatja me numër 30 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 12 tetorit, Rinesa Babatinca, i ka renditur prioritetet e saj.

Babatinca thotë se si e lindur dhe rritur në Podujevë, duke i parë nga afër sfidat e banorëve e kanë shtyrë të jetë në garë për Asamble.

Jam rritur në këtë qytet, këtu kam ndërtuar biznesin tim dhe çdo ditë kam parë nga afër sfidat me të cilat përballen qytetarët tanë. Pikërisht për këtë arsye kam vendosur të garoj për Asamble”.

Shkrimi i plotë:

Unë jam Rinesa Babatinca, një e re që kam zgjedhur të mos qëndroj anash.

Jam rritur në këtë qytet, këtu kam ndërtuar biznesin tim dhe çdo ditë kam parë nga afër sfidat me të cilat përballen qytetarët tanë. Pikërisht për këtë arsye kam vendosur të garoj për Asamble.

Unë besoj se politika nuk duhet të mbetet vetëm fjalë, por duhet të lidhet me punë, ndershmëri dhe guxim për të marrë vendime të drejta. Përvoja ime si afariste dua ta shndërroj në ide dhe projekte konkrete për zhvillimin ekonomik të qytetit, për mbështetjen e të rinjve dhe për krijimin e më shumë mundësive të punës.

Nuk premtoj gjëra të pamundura. Premtoj angazhim, punë dhe përfaqësim të ndershëm.
Sepse edhe unë, ashtu si ju, dua ta shoh Podujevën të ecë përpara 💙

🗳️ #EkremHyseni ✅
🗳️ #RinesaBabatinca30 ✅