Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kqiq i Madh, në Mitrovicë të Jugut, ku një i ri është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se ka tentuar vetëvrasje.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se rasti ka ndodhur në zonën e varrezave të Pllanalive, ku një person dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje me varje në kulmin e një shtëpie.
Rastin e ka konfirmuara për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
“Rreth orës 18:40,është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Zahiti.






