Screenshot
Lokale - eSIMy

Arsim Beqiri, është kandidati me numër 17 në listën e PDK’së për Kuvendin Komunal të Podujevës, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Në një shkrim të mbushur me raste kur ai kishte dhënë kontribut për fshatin Shajkoc dhe komunitetin në të cilin jetoi dhe u rrit.

Që nga ngjyrosjet falas të shkollës dhe ambulantës e deri tek shumë aktivitete të tjera të Arsim Beqirit.

Shkrimi i plotë:

Arsim Beqiri – Kontributet për Shajkocin dhe komunitetin (1993 – 2025)

✅ 1993 – Ngjyrosja falas e ambulancës
✅ 1997 – Ngjyrosja falas e shkollës
✅ 1990–1999 – Kontribut për sigurinë e fshatit (dhënie roje)
✅ 1998–1999 – Angazhim në mbrojtjen civile gjatë luftës,Pjesëmarrës i UÇK-së
✅ 2000–2004 – Kryetar i komisionit për ndërtimin e shtëpive pas luftës
✅ 2003 – Ngjyrosja falas e shkollës së vjetër
✅ 2011 – Fasadimi i minares (13 ditë falas)
✅ 2011 – Pjesëmarrës në pastrimin e varrezave
✅ 2012 – Udhëheqës i punimeve për lapidarin e Shajkocit
✅ 2014– Bashkë-iniciator i nënshkrimeve për ardhjen e kompanisë të mbeturinave në Shajkoc.
✅ 2014–2025 – Themelues dhe administrator i faqes “Shajkoci”(mijra foto dhe qindra video e reportazhe për mërgatën ,dhe qytetarët e Shajkocit ).
✅ 2016 – Iniciator i mbulimit të dy përrenjve (realizuar)
✅ 2018–2025 – Anëtar i Këshillit të Fshatit nga Mërgata Shajkoci .
✅ 1999–sot – Anëtar i kryesisë së nëndegës Shajkoc të PDK-së

✅ 2020 – Iniciator i shtruarjes së iftarit të burrave
✅ 2021 – 10 cikle dokumentaresh për viktimat e luftës nga Shajkoci e rrethi .
✅ 2021 & 2024 – Ngjyrosja falas e xhamisë dhe mirëmbajtja e ndriqimit .
✅ 2022 – 2 cikle dokumentaresh për mbrojtjen e kufirit (1944)
✅ 2023 – 2024 Dokumentar për dëshmorët ,kontribuesit,dhe humanistët nga Shajkoci .
✅ 2023 – Bashkë-iniciator i iftarit për bijat e Shajkocit
✅ 2023 – Iniciator i pastrimit të rrugëve në lagje
✅ 2024 – Bashkë-iniciator i organizimit të përvjetoreve
✅ 2024 – Bashkorganizues i përvjetorëve të dëshmorëve
✅ 2025 – Bashk-autor i dy kapitujve në librin monografik të Shajkocit

Në këtë rrugëtim, kam qenë gjithmonë bashkëpunëtor me secilin qytetar të Shajkocit dhe në çdo rrethanë kam qenë i gatshëm për angazhim, sepse besoj se fuqia e vërtetë qëndron tek uniteti dhe vullneti i përbashkët.

Të gjitha këto nuk janë vetëm “punë të kryera”, por dëshmi e lidhjes së fortë me Shajkocin dhe me njerëzit tanë.

🙏 Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë bashkëpunuesit dhe për të gjithë ata që më mbështesin për kandidat në zgjedhjet e 12 tetorit.