Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.
TS 35/10 kV Besi do të ndërprehet: Dalja 10 kV Lluzhan (kodi: 10013011) prej orës 09:00 deri në ora 14:00.
Vendet: Lupçi i Poshtëm.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.
TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Livadica (kodi: 14000011) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
Vendet: Dumnicë, Shtedim, Mirovc, Livadicë dhe Dogana.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni
TS 220/35/10kV Podujeva Nga LP 10[kV] Bajqinë-Pollate do të nderprehet:
NS-10/04kV Bajqinë – Sogojevët (me kod:14000014144) nga ora 11:00 deri ora 15:00
Vendet: TS 144 Bajqinë Sogojevët.
Arsyeja: Punime në Projektin Bajqinë – Sogojevë