Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se më 6 dhe 7 maj do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin deri disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.
“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat 2 (Kodi: 14000010) prej orës 09:00 deri 09:30 dhe nga ora 16:00 deri 16:30.
Vendet: Fshatrat:Sibofc,Lluzhan,Penuhë,Lupç i Epërm,Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punes pa tension, largimi i urave TM
NS 10/0.4kV TS Sibovc Zeka me kod: 14000010022 nga ora 09:00 deri 16:30
Vendet: TS Sibovc Zeka.
Arsyeja: Montimi i ndarsit, shkarkuesve, ormanit distributivë dhe kabllove Hyrje/Dalje”, janë vendet që do të mbesin pa rrymë më 6 maj.
“NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) nga ora 08:00 deri në ora 10:00.
Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, montimi i rrjetit të ri dhe demontimi i rrjetit të vjetër, eliminimi i rrezikut”, janë vendet që do të mbesin pa rrymë më 7 maj./Llapi.info






