Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin deri në gjashtë orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“NS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat 1 (Kodi: 14000009) prej 10:00 deri në  ora 16:00.

Vendet: Sekiraça, Poteret, Qershijat, Kamerollet, Sekiraça 1, Sekiraça 2, Sekiraça 3, Kunushec 1 dhe 2. Burice, Gllamnik, Llapashticë e Ulët .

Arsyeja: Shtrirja e rrjetit te ri  10(20)kV, demontim-montim i rrjetit 10(20)kV”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info