Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka njoftuar se cilave biznese u lejohet puna gjatë ditës së nesërme, 1 majit.

Sipas njoftimit, kjo ditë është festë zyrtare dhe rrjedhimisht edhe ditë pushimi për bizneset, përjashtimisht atyre që janë më poshtë të shënuara.

Njoftimi i plotë:

Njoftim – 1 Maji ditë pushimi për bizneset

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, bazuar në Rregulloren për Orarin e Punës për Bizneset që operojnë në Komunën e Podujevës, 1 maji është festë zyrtare dhe rrjedhimisht edhe ditë pushimi për bizneset.

Përjashtim nga ky njoftim bëjnë këto veprimtari:

– Bizneset e hotelierisë dhe gastronomisë
– Internet kafe, video lojëra dhe të ngjashme
– Pikat e shitjes së derivateve
– Barnatoret sipas kujdestarisë në Zonat I, II dhe III
– Furrat e bukës
27.04.2023, Podujevë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim