Një punëtor ia ka vjedhur shefit të tij 11 mijë euro gjatë ditës së djeshme, në Lipjan.
Zbulohet se paratë janë marrë në kompaninë “Beta”, pronar i së cilës është Shabi Dermaku.
Vartësit e këtij të fundit e kanë konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi, pa dhënë shumë detaje mbi arsyet që mund ta kenë çuar punëtorin e tyre në kryerjen e atij veprimi.
Zyrtarët e kompanisë “Beta”, e cila merret me importin e produkteve ushqimore, ndërtimore dhe agrobiznes, rastin tashmë e kanë lajmëruar tek instancat kompetente.
Policia poashtu e ka konfirmuar vjedhjen në fjalë, dukë zbuluar se i dyshuari, i cili ka pas pozitë menxheriale në kompani, ende nuk është arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11.000 € dhe nuk është lajmëruar në punë”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”.







