Në gjithë botën, të shtunën u shënua Dita Ndërkombëtare e HIV/AIDS-it. Rasti i parë i HIV/AIDS-it në Kosovë, ishte raportuar në vitin 1986. Prej asaj kohe deri më tani, në Kosovë janë raportuar 119 raste.
Prej tyre, 71 janë me AID-s dhe 48 me HIV infeksion. Në bazë të të dhënave, 47 persona kanë vdekur si pasojë e AIDS-it. Gjatë vitit 2018, ndërkaq, janë raportuar 5 raste të reja dhe një rast i vdekjes si pasojë e AIDS-it.
Nga aspekti gjinor, me këtë virus, 72 për qind janë meshkuj dhe 28 për qind janë femra, ku grupmoshat më të përfshira janë 25-44 vjeç.
Megjithatë, Kosova hyn në vendet me përqindje të ulët të personave të prekur nga ky virus.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, thotë se problematika e virusit të HIV-it është globale dhe se për këtë vit në ditën ndërkombëtare është përmendur globalisht se bota është e përkushtuar për t’i dhënë fund epidemisë së HIV/AIDS-it deri në vitin 2030./rel