Screenshot
Lokale - eSIMy

Kurti, dje ekzekutoi disa shtesa për studentë.

Përfitues të këtyre shtesave janë studentët që udhëtojnë çdo ditë drejt fakulteteve të tyre.

Kjo masë synon të ndihmojë veçanërisht ata që kanë kosto më të larta transporti, si pasojë e distancës së madhe mes vendbanimit dhe institucionit arsimor.

Shuma e shtesave nuk është e njëjtë për të gjithë, pasi ato janë ndarë në bazë të largësisë së fakultetit nga vendbanimi i studentit. Sa më e madhe të jetë distanca, aq më e lartë është mbështetja financiare që studenti përfiton.