Ekzekutivi komunal i Komunës së Podujevës pritet të kompletohet në fillim të javës së ardhshme, për mandatin e ri katërvjeçar, raporton Llapi.info.
Burime të pakonfirmuara të Llapi.info bëjnë me dije se emrat e drejtorëve do të bëhen publikë qysh të hënën. Jo zyrtarisht Llapi.info ka mësuar disa prej tyre që pritet të jenë pjesë e ekzekutivt që për udhëheq kanë kryetarin Shpejtim Bulliqi.
Edhe kësaj radhe, numri dy i Komunës i është besuar Marigona Lahu, e cila do të jetë sërish nënkryetare.
Përveç Kryetarit të Kuvendit, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), do t’i ndahen edhe dy drejtori, gjegjësisht ajo e Bujqësisë dhe Administratës.
Në krye të Drejtorisë së Bujqësisë pritet të jetë ish-këshilltari komunal i PDK-së, Fatmir Rudari.
Në krye të Drejtorisë së Administratës do të jetë Antoneta Ejupi e PDK-së.
Drejtoria e Arsimit i është besuar sërish Avni Fetahut, i cili me gjasë do ta lirojë ulësen e asamblesë komunale.
Drejtoria e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë i është besuar Bahrije Shatrolit.
Fatlum Osamani do të jetë sërish Drejtor i Drejtorisë së Financave.
Pajtim Balaj do të jetë pjesë e ekzekutivin, por tani në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në krye të Shëndetësisë do të jetë Driton Veliu, kurse në atë të Shërbimeve Publike Bahri Selimi.
Llapi.info ende s’i ka mësuar emrat që pritet të jenë në krye të Drejtorisë së Inspektoratit dhe asaj të Urbanizmit./Llapi.info






