Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot ka zgjedhur Kryesinë e re të partisë, nën drejtimin e të parit të partisë më të vjetër, Lumir Abdixhikut, raporton Llapi.info.
Në këtë listë hynë emra të ri, ndërkohë që u larguan edhe ata të vjetër. Përjashtimit s’i ka shpëtuar as ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu. Ky i fundi është lënë jashtë kryesisë.
Përveç Veliut, ë listën e personave që janë zgjedhur si anëtarë të kryesisë së re të LDK-së mungojnë emra të disa prej figurave të vjetra të LDK-së, siç janë: Haki Rugova, Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.
Në anën tjetër, në listën e re, nga 33 anëtarë, bëjnë pjesë gjashtë llapjanë.
Ekrem Hyseni, Doruntinë Maloku, Fidan Rekaliu, Besian Mustafa, Vlora Dumoshi dhe Muhamet Hamiti – janë emrat anëtarëve të LDK-së nga Podujeva. Ndërkaq, Fidan Rekaliu do të vazhdojë të jetë në krye të forumit rinor të LDK-së.
Në pozitat e nënkryetarëve janë emëruar Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, derisa Imri Ahmeti është zgjedhur në pozitën e Sekretarit./Llapi.info






