Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka bërë përzgjedhjen e drejtorëve të rinj edhe për 25 shkolla tjera fillore dhe të mesme në këtë Komunë, raporton Llapi.info.
Emrat e rinj i ka bërë publikë edhe Komuna e Podujevës, ndërkohë që në njoftimin e dhënë bëhet e ditur se Kryetari i Komunës ka miratuar rekomandimet e Komisionit intervistues për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve për shkollat.
Sipas listës, Liridon Mulliqi është emëruar drejtor në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”, kurse zv/drejtoreshë në këtë shkollë është emëruar Fatmire Fusha.
Besarta Raçi zv/drejtoreshë në shkollën ekonomike “Isa Boletini”.
Taibe Nishevci drejtoreshë e çerdhes “Armela”.
Sadat Abdullahu është emëruar drejtor në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik.
Naim Murati emërohet drejtor në shkollën “Afrimi e Fahriu” në Lluzhan.
Hamit Beqiri emërohet drejtor në shkollën “Jahë Hasani” në Bervenik.
Lulzim Ajvazi emërohet drejtor në shkollën “Ali Ajeti” në fshatin Sfeçël.
Fehmi Pollomi emërohet drejtor në shkollën “Rilindja” në Herticë.
Mustafë Miftari emërohet drejtor në shkollën “Lasgush Poradeci” në Dumnicë.
Ismet Halimi emërohet drejtor në shkollën “Kadri Kadriu” në Lluashë.
Fadil Zymeri emërohet drejtor në shkollën “Nuhi Gashi” në Bradash.
Muhamet Jakupi emërohet drejtor në shkollën “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë.
Nysret Ismajli emërohet drejtor në shkollën “Ali Hadri” në Obrancë.
Florijana Veliu- Lushaku emërohet drejtoreshë në shkollën “Pavarësia” në Siboc.
Kenan Blakçori emërohet drejtor në shkollën “Hyzriu e Samiu” në Letanc.
Xhemajl Kuleta emërohet drejtor në shkollën “Shefki Kuleta” në Tërnavë.
Tafil Thaçi emërohet drejtor në shkollën “Jetullah Gashi” në Dobërdol.
Shaban Rudari emërohet drejtor në shkollën “Hasan Ramadani” në Shajkoc.
Ahmet Kamerolli emërohet drejtor në shkollën “Dituria” në Llapashticë e Ulët.
Blerim Latifi emërohet drejtor në shkollën “Sheqë Mirofci” në Shtedim.
Musli Muçiqi emërohet drejtor në shkollën “Naum Veqliharxhi” në Llapashticë të Epërme.
Florie Berisha emërohet drejtoreshë në shkollën “Eqrem Çabej” në Buricë.
Igballe Raçi emërohet zv/drejtoreshë në shkollën “Ibrahim Rugova” në qytet.
Adil Haliti emërohet drejtor në shkollën “Elfir Behrami” në Metehi.
Ndërkaq, për shtatë shkolla ende nuk janë përzgjedhur drejtorët dhe zv/drejtor në shkollën “Naim Frashëri” në qytet.

Duhet përkujtuar se qysh në fillim të mandatit, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pati anuluar konkursin për zgjedhjen e 28 drejtorëve e zëvendësdrejtorëve në shkollat e Komunës së Podujevës, të shpallur nga ish-pushteti, LDK.
Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës, Nexhmi Rudari, më 1 dhjetor, 2 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në këtë komunë, kishte marrë vendim për zgjedhjen e këtyre drejtorëve e zëvendësdrejtorëve. Në mesin e tyre edhe vëllain e vetë, Sabri Rudarin.
Këta janë drejtorët e emëruar në shkollat e Podujevës






