Komuna e Podujevës i ka bërë publikë emrat e të pranuarve në konkursin e hapur ditë më parë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit përfundimtar, një person është pranuar si doktori i stomatologjisë, kurse dy të tjerë si infermiere.
Në konkursin e parë, doktor i stomatologjisë është pranuar Besim Krasniqi me 96.5 pikë. Në rrethin e ngushë për këtë pozitë kanë qenë edhe tre aplikantë të tjerë.
Ndërsa, për pozitën infermier/e janë pranuar Shqipe Sylejmani – Sinani me 94.9 pikë dhe Mimoza Aliu me 90.5 pikë.
Për këto pozita kanë qenë edhe 25 aplikantë të tjerë, por që të njëjtit s’i kanë arritur pikët e mjaftueshme për t’u pranuar.
Në pjesë e hijezuar me këtë kaltër mund t’i lexoni të plota këto njoftime./Llapi.info