Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në fshatin Qerim të Gjakovës, ku në mesin e të lënduarve janë tre prokuror të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, se prokurorët që pësuan lëndime në këtë aksident janë, Kastriot Memaj, Sadri Alija dhe Nazmi Krasniqi.
Ndryshe, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor.
“Rreth orës 08:00 në fshatin Qerim ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Katër persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit po marrin trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje, derisa hetime po vazhdojnë”, ka thënë Gjurkaj.






