Komuna e Podujevës e ka publikuar emrat e mësimdhënësve që janë pranuar në punë, në konkurset e hapura muaj më parë, shkruan Llapi.info.

Sipas listave të publikuara, del se 18 mësimdhënës janë pranuar në këto konkurse, në lëndë të ndryshme.

Prej tyre, 10 janë pranuar për gjuhë gjermane, 1 në matematikë, 1 për histori dhe edukatë qytetare,  3 për gjuhë angleze, 1 për gjuhë shqipe, 1 për art figurativ dhe 1 për lëndë ekonomike.

Më poshtë emrat:

Mësimdhënësit e pranuar për gjuhë gjermane: Ariana Zabeli, Florenta Blakcori, Melisa Selimi, Qëndresa Abdullahu, Fehmi Ajvazi, Pajtesë Jashari, Idriz Ahmeti, Hadie Rama, Ariana Restelica dhe Floriana Kameri.

Mësimdhënës për matematikë: Vjosa Morina.

Mësimdhënës për histori dhe edukatë qytetare: Alban Murati.

Mësimdhënës për gjuhë angleze: Urata Hoxha, Arbenita Gashi dhe Aridon Haxhiu.

Mësimdhënës për gjuhë shqipe: Filloreta Berisha.

Mësimdhënës për art figurativ: Ardita Ahmeti.

Mësimdhënës për lënde ekonomike: Elza Qorraj.

Duke klikuar në pjesën e hijezuar “blu”, mund t’i lexoni të gjitha konkurset veç e veç./Llapi.info