Lokale - eSIMy

Elektorati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka ndëshkuar me votë figurat kyqe të kësaj partie në këtë Komunë, raporton Llapi.info

Ndonëse votat për deputetë të listave zgjedhore marrin kohë që të dalin në publik, partitë përmes komisionarëve dhe shtabeve zgjedhore i kanë siguruar disa prej rezultateve.

Sipas rezultateve preliminare të këtyre shtabeve zgjedhore në listën e koalicionit LDK- AKR- Alternativa në zgjedhjet e 11 qershorit në Komunën e Podujevës kandidatët e propozuar nga dega e LDK – së në këtë Komunë e që më së shumti kanë fituar vota janë Fidan Rekaliu me 5 mijë e 973 vota, Vezir Januzi 4 mijë e 234 vota dhe Liman Zeqiri me 3 mijë e 825 vota.

Kurse, dy figurat kyçe të LDK- së nga Podujeva, Skënder Hyseni dhe Sabri Hamiti së bashku kanë marrë 1 mijë e 383 vota./Llapi.info

 

Lexo edhe:

Sabri Hamiti e Skënder Hyseni bashkë nuk fitojnë vota sa Vjosa Osmani në Podujevë (Foto)