Nisma Socialdemokrate ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, raporton Llapi.info.
Kësaj liste i prinë lideri i kësaj partie, Fatmir Limaj.
Në garë për t’u bërë pjesë e Kuvendit janë edhe dy kandidatë nga qendra e kësaj partie në Podujevë.
Xhemajl Hasani dhe Ilmi Tahiri janë kandidatët për deputetë nga dega e kësaj partie në Llap.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për këto zgjedhje është 1.079, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Llapi.info
Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt./Llapi.info






