Lokale - eSIMy

Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasaliu po akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për vrasjen e biznesmenit nga Shtimja, Bedri Rexhepi. I ndjeri u vra me 8 prill nga duart e Jeton Vllasaliut teksa për fshehje të trupit, dorasi u ndihmua nga vëllai i tij, Nexhati. Sipas prokurorisë motivi i vrasjes ishin 30 mijë euro.
InDoks ka arritur të sigurojë fotografitë e dy vëllezërve 48 e 54 vjeçarë.

Dyshja nga prokuroria po akuzohen për dy vepra penale, vrasje e rëndë dhe dëmtim i varreve apo kufomave.

Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasliu, sipas prokurorisë për 4 muaj radhazi kishin planifikuar vrasjen e Bedri Rexhepit duke e shfrytëzuar afërsinë me viktimën. Ai i vra në shtëpinë e të pandehurit, Nexhat Vllasaliu në fshatin Vllasalli