Lokale - eSIMy

Dy qytetarë nga Podujeva janë arrestuar nga Policia serbe, të cilët dyshohet se kanë dalë në territorin e Serbisë, raporton Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Hoxha ka thënë se dy persona e arrestuar dyshohet se kanë kaluar kufirin pas çorientimit nga mjegulla.

“Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afër fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë çorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalur në territorin serbë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime te menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetent të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe”, ka thënë ai për Llapi.info.

Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se një nga personat e arrestuar është Blerim Maqastena, i cili është asambleist i Partisë Socialdemokrate në Komunën e Podujevës dhe kushëriri i tij Berat Mexhuani. /Llapi.info