Disa të shtëna me armë janë dëgjuar edhe sot në restorant “Leo” në Pejë, ku për pasojë janë plagosur dy persona.

Gazeta Sinjali nga burimet e saja ka mësuar se të plagosurit janë babë dhe bir. Sipas informatave të para njëri nga ta është plagosur në këmbë.

Viktimat janë Halil Ademi dhe djali i tij Orhani të cilët tashmë janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe ende nuk dihet për gjendjen e tyre.

Ndërkohë, Gazeta Sinjali nga burimet e saja ka mësuar se i dyshuari është arrestuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.