Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilin është miratuar rekomandim i Presidentit Thaçi për zëvendësimin e deputetëve që kanë zënë vend tashmë në Qeverinë Hoti, raporton Llapi.info.
Driton Selmanaj, Arban Abrashi dhe Armend Zemaj zëvendësohen nga Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi, ndërkaq Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Socialdemokrate do të zëvendësohet me deputeten Arbëreshë Krasniqin.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për të çregjistruar 4 parti politike, të cilat nuk e kanë dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike, siç përcaktohet në nenin 12.6 të ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme.
Partitë politike të çregjistruara në mbledhjen e sotme, 10 qershor 2020, janë:
1. ESDAK – Evropska Stranka Demokratske Akcije Kosova;
2. SLS – Samostalna Liberalna Stranka;
3. LD – Lëvizja për Drejtësi; dhe
4. PEK – Partia Euroatlantike e Kosovës./Llapi.info






