Konferneca e KGJK-së është ndërprerë pas protestës së njërës nga anëtaret e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Liridona Sijarina, e cila ndërhyri në fjalimin e kryesuesit të KGJK-së, Albert Zogaj, duke thënë se janë pikërisht këta që duhet të arrestohen.

“Kap merrni këta arrestoni, këta duhet me i arrestu, këta janë t’u e thy ligjin. Na nuk shkojmë prej këtu, s’e lajmë me vazhdu kjo konferencë derisa Këshilli Gjyqësor dhe gjykatat nuk marrin përgjegjësi. Këta duhet me u arrestu, qe ku i keni njerëzit që duhet me u arrestu, edhe ndaj tyre merrni masa jo ndaj neve edhe nuk muni me vazhdu me ua majt anën atyre që janë bashkëfajtorë në secilin krim kundër grave. Na nuk tërhiqemi prej kërkesave tona, kjo është protestë e jona, e cila ka me vazhdu edhe në rrugë. Megjithatë, na nuk dojmë me ndi që secili institucion me shfajësu veten. Pe dini kush janë fajtorët, pse nuk po i arrestoni, kapni arrestoni, qeta i keni për me i arrestu edhe nuk i arrestoni, atë detyrë e keni ju”, tha Sijarina.

Polici e luti që mos ta pengojë protestën, por ta lirojë rrugën, por protestuesja vazhdoi të këmbëngulë.

“Edhe ju mos na pengoni me jetu edhe me ec lirshëm, si vajza edhe gra me jetu lirshëm, as na nuk ju pengojmë juve. Na këtu jemi t’u protestu për me e pasë drejtën me jetu dhe vepru lirë”, shtoi Sijarina.