Lokale - eSIMy

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka marrë një sasi të konsiderueshëm të votave në komunën e Podujevës. Komunë kjo e cila udhëhiqet nga Agim Veliu i LDK-së.

Në listën me emrat e kandidatëve për deputetë të koalicionit LAA, të cilën e ka siguruar Gazeta Express, kandidati me më së shumti vota është kandidati për kryeministër nga radhët e këtij koalicioni, Avdullah Hoti, me rreth 7 mijë e 886 vota.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, në komunën e Podujevës ka marrë 1 mijë e 690 vota. E kryetarja e Komunës së Gjakovës, njëherësh themeluesja e subjektit politik Alternativa, Mimoza Kusari, ka marrë 779 vota.

Kujtojmë se LDK-ja në Podujevë ka fituar 38,60 për qind apo 12 mijë e 877 vota, duke e lënë pas Lëvizjen Vetëvendosje me 32,75 për qind apo vetëm 2000 mijë vota më pak.