Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka vlerësuar paraqitjen ndaj Ballkanit, përkundër humbjes 1:0.

Sipas Batatinës, Llapi në çdo ndeshje e jep maksimumin.

“Mendoj se e kemi përgatitur ndeshjen mirë në çdo aspekt. E kemi ditur se nuk duhet të bëjmë gabime në defanzivë pasi kundërshtari të dënon. Një pakujdesi na kushtoi me gol. Llapi prapë luajti futboll të mirë. Në futboll mund të humbësh, të fitosh, të barazosh. Treguam që Llapi jep maksimumin në çdo ndeshje. Në ndeshje u paraqitën disa lojtarë të rinj dhe bënë paraqitje të jashtëzakonshme. Ky është projekti im, me djem të ri. Bëmë maksimumin, ky është futbolli. Do të bëjmë maksimumin në dy ndeshjet e ardhshme. Llapi ka të ardhme të mirë, kemi skuadër solide”, ka theksuar Batatina.

Me këtë humbje, Llapi gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me 42 pikë të tubuara, kurse Ballkani ka 69 sosh në vendin e parë.

Në xhiron tjetër, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Gjilanin, e në anën tjetër, Ballkani do të ketë punë me Ferizajn.