Dielli ka lindur në Izrael dhe disa imazhe u publikuan të pasojave të sulmeve hakmarrëse të Iranit gjatë natës.
Këto foto janë realizuar mëngjesin e sotëm në Rishon LeZion, një qytet i vendosur në fushën qendrore bregdetare, në jug të Tel Avivit, shkruan BBC.
Deri më tani tre persona janë raportuar të vdekur nga këto sulme të Iranit, të cilat i pasuan ato të Izraelit që nisën të premten kundër Iranit.