Lokale - eSIMy

Visar Berisha, këshilltar i Zëvendëskryeministrit Hoti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të hartojë një strategji dhe të përgatitet për t’u përballur me koronavirusin, i cili nisi në Kinë dhe ka prekur edhe disa vende europiane përfshirë Italinë, Gjermaninë e Francën.

“Injorimi i rrezikut per kontaminim me coronavirusin tashma i ndodhun te porta, nuk guxon te ndodhe”, ka paralajmëruar Berisha me profesion mjek.

“Sherbimi shendetesor publik jo ne nivelet te kenaqshme nuk ka kapacitete te mjaftueshme per t’u perballe nese nje virus i tille na vije brenda. Qeveria e Kosoves dhe mekanizmat tjere publikë duhet sa me shpejt te pershtasin nje strategji veprimi me masa edukuese, parandalues dhe perballje me infeksionin e mundshme”, ka shtuar ai.

Sipas tij, shkollat, spitalet, administrata publike dhe ambientet e përbashkëta rekreative janë vendet e preferuar te zhvillimit dhe shumimit e shpërndarjes se viruseve te tille.