Lokale - eSIMy

Këshilltari i kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, Avdullah Hasani, i cili është shef i Taks-Forcës kundër drogës në shkolla ia ka huq keq me një postim të fundit. Ai ka thënë se do ta shqyrtojë mundësinë e trafikimit të narkotikëve përmes hapësirës ajrore.

Hasani ka njoftuar sot se është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berishës me ç’rast ka njoftuar se do të bashkëpunojë me të për parandalimin e aktiviteteve të jashtë ligjshme, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kënaqësi të takojë Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Rpeublikës së Kosovës Eset Berisha ku biseduam për mundësinë e trafikimi të narkotikëve përmes hapësirës ajror të Republikës së Kosovës. Gjithashtu biseduam edhe për sigurinë në Aviacion Civil përmes mjeteve ajrore me qëllim të parandalimit të aktiviteteve të jashtëligjshme, me theks të veçantë të narkotikëve”, ka shkruar Hasani.

Por në këtë postim të shkruar në lloagrinë e tij në Facebook, ka një gabim logjik ku thotë se do të shqyrtojë mundësinë e trafikimit të anrkotikëve përmes avinonëve.

Avdullah Hasani gjatë mandatit të qeverisë Haradinaj ishte emëruar si shef i Task Forcës kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla, ndërsa zëvendës shef ishte emëruar Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj.

Derisa paga e tij është e barasvlershme me pagën e një ministri, ku arrin shumë prej 1 mijë e 270 euro.