Me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ua ka uruar gjithë qytetarëve llapjanë muajin e shenjtë të Ramazanit, shkruan Llapi.info.

“Ramazanit është rifillim drejt fuqizimit të lidhjeve me Zotin e gjithësisë ndaj të bëhet përpjekje për të ruajtur dhe kultivuar frymën vllazërorë”, thuhet në urim.

Urimi i plotë:

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, shfrytëzon rastin të uroj gjithë qytetarët llapjanë me lutjen te Zoti i Madhërishëm që të pranoj lutjet tona dhe agjërimin. Muaj I Ramazanit është rifillim drejt fuqizimit të lidhjeve me Zotin e gjithësisë.

Përveç agjërimit dhe lutjeve, ky muaj është edhe mesazh në vete për të gjithë, që të angazhohemi për të ruajtur dashurinë dhe unitetin midis nesh.

Ndaj të bëjmë përpjekjet tona për të ruajtur dhe kultivuar frymën vëllazërore dhe diversitetin në mënyrë që vendi dhe shoqëria jonë të jetë model i përparimit dhe respektit. Kjo, arrihet duke qenë të angazhuar për të fuqizuar anën shpirtërore nëpërmjet kuptimit të mesazhit Hyjnorë të Ramazanit. ( KBI-PODUJEVË)