Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë së bashku me shoqatën “Bereqeti” me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit ka ofruar ndihma ushqimore për 150 familje të varfëra, ndihma të cilat arrijnë vlerën deri 5235 euro, njofton Llapi.info.
“Këshilli do të vazhdojë edhe ditët në vijim me aksionin e ndihmave humanitare për familjet që janë të regjistruara pranë këtij institucioni si raste sociale.”, thuhet në njoftimin e bërë nga KBI.
Ndërsa lista e përfituesve të ndihmave të rregullta është evidente në Këshillin e Bashkësisë Islame të Podujevës./Llapi.info/