Lokale - eSIMy

Edhe në qendrën e votimit, në shkollën fillore “Hamit Sejdiu” në Kerpimeh, në listat e fletëvotimeve janë parë persona që kanë vdekur tashmë e një kohë, raporton Llapi.info.

Latif Latifi, Hajrie Latifi dhe Fazlie Latifi janë emrat e personave të cilët figurojnë akoma në këto lista.

Këtë për portalin e ka bërë të ditur një anëtar i afërt i tre familjarëve i cili ka bashkëngjitur edhe një fotografi. Sipas tij përveç tyre ka edhe emra të personave tjerë të cilët kanë vdekur e që nuk janë fshirë akoma.

Kujtojmë se KQZ ditë më parë paralajmëroi se kanë hequr 70 mijë persona nga listat votuese./Llapi.info