Lokale - eSIMy

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti ka reaguar pasi në Kuvend nuk arriti të miratohej Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike në mungesë të kuorumit.

“Sot ishte shanca për të kontribuar të gjithë. Por disa deputetë e dështuan sot mundësinë që:

1) të lejojmë 10% të mjeteve të Trustit të kthehen tek pronarët e tyre.

2) të ndihmojmë në rimëkëmbjen ekonominë të dërmuar nga kriza Covid-19.

Ani pse me diskutimet tona synuam të sqarojmë rëndësinë e këtij projekligji, si duket arsyeja nuk mbizotëroi sot në kuvend.

Mbizotëroi egoja politike dhe inatet që po e shkatërrojnë çdo qelizë të ekonomisë tonë, edhe ashtu të brishtë”, thotë Hoti.

Hoti pak para se të hidhej në votim ka thënë se gjendja ekonomike që është shkaktuar nga pandemia COVID-19, sikurse në të gjithë botën, e ka prekur edhe vendin tonë.

Po ashtu, Hoti ka shtuar se ky ligj përmban edhe ndihmesën për qytetarët përmes ndarjes së 10% nga Trusti Pensional dhe ulje të TVSH-së për bizneset, akt i cili sipas tij, përveç bizneseve, përfitojnë edhe punëtorët pasi që rritet mundësia që ata të vazhdojnë të mbesin në punë.

Sot ishte shanca për të kontribuar të gjithë.Por disa deputetë e dështuan sot mundësinë që: 1) të lejojmë 10% të mjeteve të Trustit të kthehen tek pronarët e tyre.2) të ndihmojmë në rimëkëmbjen ekonominë të dërmuar nga kriza Covid-19. Ani pse me diskutimet tona synuam të sqarojmë rëndësinë e këtij projekligji, si duket arsyeja nuk mbizotëroi sot në kuvend. Mbizotëroi egoja politike dhe inatet që po e shkatërrojnë çdo qelizë të ekonomisë tonë, edhe ashtu të brishtë.Fjala ime sot në Kuvendin e Kosovës.

Gepostet von Visar N. Hoti am Freitag, 14. August 2020