Kanë kaluar fiks tetë të diela që kur puna në tregun e automjeteve në kryeqytet u pezullua.
Kjo si masë mbrojtëse nga COVID-19 që Qeveria e Kosovës mori atë kohë përfshirë edhe tregjet e kafshëve.
Por tregtarët që deri atë kohë shisnin mallra të ndryshme këtu, janë të pakënaqur pasi mbyllja e tregut i la pa të hyrat e vetme.
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, është ai që po kërkon rishikimin e këtij vendimi nga ana e ekzekutivit, me që sipas tij po e pëson një kategori me gjendje të rënduar ekonomike.
Se këto masa u morën pa u menduar mirë e thonë edhe në Odën e Afarizmit të Kosovës, që shprehen se shëndeti i qytetarëve rrezikohet në vazhdimësi, nëpër tregjet që nuk u mbyllen.