Lokale - eSIMy

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh., të cilët iu zu mbi 1 ton mish i prishur
Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak se me datën 16 janar të vitit 2019, i janë gjetur mbi njëmijë (1000) kilogramë mish i dëmshëm për konsumim njerëzor.

“Seanca e procedurës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë drejtuar mediave.