Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy vëllezërve Veton dhe Albert Cakolli, të cilët dyshohet se ditë më parë sulmuan brutalisht pronarin e barnatores ‘Rexall’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali

Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria përmes një komunikate për media, ku bëhet e ditur se ekziston dyshimi i bazuar se dy vëllezërit Cakolli kanë kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 22 maj 2022, rreth orës 02:20, para barnatores “Rexall”, në rrugën “Mark Dizdari”, në Prishtinë, derisa i dëmtuari D.A., ka qenë duke e mbyllur barnatoren e lartcekur, të pandehurit V.C. dhe A.C., me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë sulmuar me mjete të forta (shufra) të dëmtuarin, me të cilat veprime i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.