Familja e Osman Korkutan në Turqi kërkon të afërmit e vet shqiptarë në Podujevë, ose në Prishtinë. Shumë kohë më parë ata kishin humbur kontaktet dhe janë në kërkim të kusherinjëve të vet

Kërkohet Halit Preverza ose Prebreza nga Podujeva. Të gjithë ata që e njohin këtë familje le të na kontaktojnë në inbox ose në koment në mënyrë që t’i vëjmë në kontakt këto familje.

Fjala është për Osman Korkutan dhe Tahir Korkutan shqiptarë me prejardhje, që jetojnë në Turqi

Kërkuesit janë kushërit e gjyshës:

Emri e gjyshës: Nurije

Emri i gjyshit: Hajrullah

Emri e nanës së gjyshës: Fatma (ose Fatime)

Emri i vëllaut të gjyshës: Halit

Mbiemri dhe fisi: Perpez, Prebrez ose Prevreza

Për çdo informatë na shkruani në inbox që të mund t’i rilidhim këto familje. Ndihmoni edhe nëse e shpërndani këtë artiikull.