Përleshjet në komunikacion nuk janë të rralla në vendin tonë. Për motive të ndryshme, por kryesisht banale shoferët kapen mes vete, raste këto që shpesh eskalojnë në rrahje brutale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe para pak minutash te rrethi për Fushë Kosovë, ku dy shoferë janë rrahur mes vete.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy të dyshuarit që përleshen me njëri-tjetrin dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes.