Lokale - eSIMy

Tre persona mjekë dhe infermierë nga Podujeva, kanë raportuar në polici se janë kërcënuar përmes telefonit, nga një person i dyshuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar me procedurë të rregullt.

“Podujevë 20.04.2026 – 20:10. Tre ankues meshkuj kosovarë (doktorë/infermierë), kanë raportuar se janë kanosur përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.