Një tjetër dhunë në familje është regjistruar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, njofton Llapi.info.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, viktima ka raportuar se është kërcënuar nga djali i tij, pasi fillimisht kishin pasur mosmarrëveshje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga djali i tij mashkull kosovar si dhe ka tentuar ta sulmoj pasi kishin një mosmarrëveshje familjare. Viktima dhe i dyshuari janë intervistuar pastaj me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Duhet theksuar se edhe një tjetër rast dhunë në familje ka ndodhur në Podujevë, ku sipas Policisë së Kosovës, babai i ka kanosur me armë dy djemtë e tij./Llapi.info