Një person është kërcënuar në fshatin Orllan të Podujevës, raporton Llapi.info.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku në raportin e saj ditor është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar.

I njëjti është intervistuar në stacion policor, ku më pas, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Tani për tani nuk dihen motivet që kanë çuar në këtë “incident”.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/llapi.info/