Një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në fshatin Gërdoc të Podujevës dyshohet se ka porositur një ish- të burgosur për të vrarë një oficer të këtij burgu, raporton Llapi.info.
Sipas raporteve zyrtare të Policisë së Kosovës, porosia për vrasje është bërë përmes telefonit. Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme.
“Ankuesi mashkull kosovar, oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë, ka informuar se i burgosuri mashkull kosovar përmes telefonit ka porositur ish të burgosurin tjetër të dyshuarin mashkull kosovar që ta vras oficerin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






